Shpëtim Idrizi kryetar i partisë së çamëve pritet të marrë Ministin e Zhvillimit Urban. Prej kohësh Idrizi kërkon nga Rama një ministri, dhe duket se është shumë pranë një përgjigjeje pozitive nga ana e kryeministrit. Ai do të zërë vendit e Eglantina Gjermenit e cila e drejton aktualisht këtë institucion.
“Nuk po mjaftohet me vetëm disa drejtorë drejtorie, por ka kërkuar nga Edi Rama, ministrinë e Eglantina Gjermenit. Çamëve të PDIU nuk i erdhi sot oreksi, por kushtet në të cilat gjenden dy aleatët e mëdhenj, favorizojnë Idrizin”, shkruan Lapsi.al.











