Ismail Morina, njohur si “Ballisti” është shfaqur veshur si nacionalist edhe në sallën e gjyqit. Ai u paraqit i veshur me një bluzë të kuqe me shqiponjë.
Duket kjo është vlerësuar e papranueshme dhe dikush i ka kërkuar ta heqë atë e pastaj të rikthehet prapë në sallë. Se kush e ka bërë kërkesën nuk dihet, pasi nga trupi gjykues nuk është dëgjuar një gjë e tillë.
Ajo që dihet me siguri është fakti që Morina është shoqëruar nga policët jashtë kafazit, e pastaj është rikthyer me një bluzë më ngjyrë të errët e më mëngë të shkurtra.











