6 shqiptare, te arrestuar vitin e kaluar gjate nje operacioni te policisë britanike me 500 kg kokaine jane dënuar kete te premte me 72 vite burg ne total. Pjese e grupit te trafikut te drogës qe vepronte ne Londër ishin shtetasit Besnik Berisha, Xen Muçaj, Akil Ismalaj, Marjan Kolaj, Shpëtim Xhamxhiu dhe Denis Cangu. Berisha ishte trafikanti i sasive me te medha te drogës dhe përdorte kamionin e tij per ta transportuar. Droga e sekuestruar gjate aksionit te majit te kaluar do te kapte ne treg shifrën e 166 milionë sterlinave.











