Këngëtarja e kthyer së fundi në bjonde, ka bërë një batutë për largimin e saj nga PD.
E ftuar në programin “Oktapod”, Çili tha se masa e gjoksit të saj ishte pikërisht “mospërputhja” me partinë demokratike ndaj edhe është larguar prej saj. “Nga PD më përzunë se kisha gjoksin e madh”, ka thënëÇiljeta me të qeshur.

Një tjetër moment pikant ishte lajmi për këngën që pason hitin e 10 viteve më parë “Shumë di me dridh”.
Çiljeta po bëhet gati për një tjetër dridhje të të pasmeve, e cila padyshim do të jetë më profesionale se bashkëpunimi i hershëm me Getoarin një dekadë më parë.











