Ardian Fullani shpallet i pafajshëm. Pas pretencës së prokurorisë, avokati Maksim Haxhia ka kërkuar pafajësi për klientin e tij.
I këtij mendimi ka qenë edhe gjykata e cila ka vendosur pafajësi për ish-Guvernatorin Ardian Fullani.
Më herët, në seancën e sotme gjyqësore në ngarkim të ish-Guvernatorit të bankës së Shqipërisë Ardian Fullani, prokuroria ka paraqitur pretencën e saj. Kjo pretencë është shoqëruar edhe me kërkesën për masën e dënimit.
Sipas kërkesë së prokurorisë, Ardian Fullani duhet të dënohet me 5 vjet burg. Por për shkak të gjykimit të shkurtuar, kjo masë e kërkuar prej prokurorisë zbret në 3 vjet e 2 muaj burg.
Një seancë më parë, gjykata pranoi kërkesën e avokatit të ish-Guvernatori të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, lidhur me akuzën e ngritur për shpërdorim detyre në vjedhjen së shumës prej 13 milionë lekë nga thesari i BSH. Avokati Maks Haxhia, e deklaroi klientin e tij të pafajshëm, ndërsa kërkoi në seancën e parë, gjykim të shkurtuar të Ardian Fullanit, për ekonomi gjyqësore.
Me kërkesën e avokatit Maks Haxhia në atë seancë gjyqësore ra dakord edhe Prokurori Ndini Tavani.
Ky është edhe shkaku që kërkesa e prokurorisë ka zbritur nga 5 vjet burg në 3 vjet e 2 muaj burg për ish-Guvernatorin.












