Shembja e një ure në fshatin Papër të Elbasanit ka izoluar edhe pesë fshatra të zonës. Prurjet e shumta të lumit e kanë rrëzuar urën që ishte ndërtuar pesë vite më parë.
Banorët e zonës kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga na e autroriteteve, pasi është e pamundur lëvizja në këtë situatë. Madje edhe mësimi është pezulluar në dy shkolla 9-vjeçare për shkak të shembjes së urës. Nxënësit dhe mësuesit e kanë patur të vështirë të kalojnë për të shkuar drejtë shkollave.











