Një mjek pediatër u godit mbrëmë në spitalin e Shkodrës nga disa persona. Skënder Duka ishte mjek i shërbimit kur disa persona e goditën atë. Një fëmijë i sëmurë është bërë shkak për sherrin që më pas coi në konflikt fizik. Personat që e goditën mjekun ishin të afërt të fëmijës.
Duka ka marrë disa plagë të lehta nga goditjet por nuk ka rrezik për jetën. Policia ka nisur hetimet për rastin.












