Deputeti i Partisë Demokratike Gerti Bogdani është shprehur se kryeministri i vendit Edi Rama po ndikon në bllokimin e dekriminalizimt. Pasi sipas Bogdanit kryeministri është ai që i ka hapur dyert krimit dhe i ka bërë sot pjesë të parlamentit dhe qeverisjes disa deputetë të inkriminuar. Ndërkohë ai denoncon edhe bashkëpunuesit e kryebashkiakëve të Tiranës dhe Durrësit duke thënë se Veliaj zgjedh njerëz të inkriminuar që t’i shërbejnë atij çdo ditë dhe jo qytetarëve. Ndërsa sipas tij Dako i Durrësit ka shkuar edhe më larg. Ai ka emëruar administrator të Sukthit, një njeri me precedent të tmerrshëm kriminalë personin që gjatë fushatës goditi dhe plagosi aktivistë të PD-së.

“Edi Rama është i vendosur të bllokojë dekriminalizimin me çdo mjet e mundësi që ka në dorë. Rastet që ai ka për të treguar vullnet, vazhdojnë te shërbejnë si shembuj vendosmërie dhe këmbëngulje për të për të bashkëjetuar me krimin, sepse është ai që i ka hapur dyert krimit dhe i ka bërë sot pjesë të parlamentit dhe qeverisjes. Prej 6 muajsh, deputeti Mark Frroku mungon në parlament për shkak se ka hesape për të mbyllur me drejtësinë belge. Por megjithatë, Edi Rama ia ruan me fanatizëm mandatin në Kuvend. Kaq mund të bëjë, po të kishte në dorë drejtësinë belge me siguri do bënte edhe më shumë. E fshehu kërkesën e Interpolit dy herë për deputetin dhe aleatin e tij, në këmbim të zgjedhjeve në Pukë, në këmbim të manipulimit të procesit ndaj Ilir Metës. Po kështu, i zgjedhuri i tij Arben Ndoka, edhe pse deklaroi se e dorëzoi mandatin, sërish rezulton deputet. Asnjë shenjë nga Edi Rama për ta larguar nga radhët e tij, sepse për me tepër nuk ka as me ke ta zëvendësoje, deputeti i radhës i Edi Ramës është gjithashtu i dënuar nga gjykata. Dhe këto, pavarësisht denoncimeve edhe nga Departamenti i Shtetit. Ndërkaq, dy prej të emëruarve të tij, ky në krye të Tiranës dhe ai i Durrësit po inkriminojnë me shpejtësi pushtetin lokal. Veliaj ka caktuar drejtorë të rëndësishëm në Ujësjellës dhe tek Tatimet, autorë të plagosjeve të rënda. Asnjë reflektim, edhe pse ne i denoncuam publikisht dhe me prova. Asnjë reflektim, edhe pse Tirana ka plot të rinj dhe intelektualë, Veliaj zgjedh njerëz të inkriminuar që t’i shërbejnë atij çdo ditë dhe jo qytetarëve. Dako i Durrësit ka shkuar edhe më larg. Ai ka emëruar administrator të Sukthit, një njeri me precedent të tmerrshëm kriminalë dhe pikërisht personin që gjatë fushatës së zgjedhjeve goditi dhe plagosi aktivistë të PD-së. Të gjitha këto po ndodhin me frymëzimin e Edi Ramës, i cili ka bllokuar dekriminalizimin dhe po mbjell inkriminime të reja kudo ku jepet rasti. Partia Demokratike është e vendosur dhe do ta çojë deri në fund këtë proces. Do apo nuk do Edi Rama. Kriminelët nuk do të kenë të ardhme, nuk do të kenë poste e vendimmarrje. Nuk do të kenë dhe nuk duhet të kenë në dorë fatin e qytetarëve”, tha Bogdani në një deklaratë për mediat.
![]()











