Flamur Noka dhe Alban Zeneli, dy deputetët demokratë të Kukësit takuan Ismail Morinën në ambientet e paraburgimit.
Në dalje nga takimi, deputetit Noka denoncoi se “Ballistin e kanë kërcënuar në qeli”.
Deputetët i thanë medias se po aplikohen dy standarde për Ismail Morinën.
“Është e turpshme se si po sillet me Ballistin pikërisht kryeministri Rama që para një viti e shpalli hero”, u shpreh deputeti demokrat Flamur Noka.












