Aleira Avendano nga Venezuela në botë njihet si vajza që ka një dashuri të veçantë për korsetë. Disa muaj më parë historia e saj e pazakontë për korsetat shkaktoi stuhi në rrjetet sociale.
Ajo tani duket edhe më tronditëse sepse beli i saj është 50 centimetra.
“Unë jam e fiksuar me korseta dhe rripa, madje edhe fle me ta. Unë e dua atë ndjenjë të presionit dhe i heq vetëm një orë në ditë për të pushuar dhe për t’u larë”,tha ajo.
Përveç kritikave, paralajmërimet erdhën nga mjekët. Por megjithatë, ajo nuk sheh ndonjë arsye për ti braktisur ato.












