Megjithëse policia e Fierit e kishte shpallur në kërkim prej të paktën 2 korrikut të vitit 2014, Anxhelino Çervanaku, ka qenë shuam aktiv në “Facebook”. Dëshmi për këtë janë edhe fotot e shumta që ka publikuar gjatë këtij viti, disa prej të cilave, dukshëm në vende publike…, por me sa duket jo aq për policinë.
Nga postimet e tij në “Facebook”, Anxhelino Çervanaku duket se është një fans apo adhurues i kryeministrit Edi Rama, një foto të të cilit, kur inspektonte zonat e përmbytura në fillim të këtij viti, e ka shpërndarë në rrjetin social.
I kërkuar për një “tentativë vrasje” dhe “armëmbajtje pa leje”, 22-vjeçar kishte arritur që prej më se një viti ti “shpëtonte” policisë, deri të dielën e 21 shatorit të këtij viti, ku ai u rifsha, si një autor i dyshuar i një tjetër vepre kriminale, atë të kërcënimit me armë të djalit të një biznesmeni, për një borxh 1 mij eurosh.
I akuzuar se në bashkëpunim me Dejvis Rustemaj, kërcënuan me armë 23-vjeçari Andi Fisheku, Anxhelino Çervanaku ka postuar në profilin e tij në “Facebook” edhe foto me shokun, i shpallur edhe ky në kërkim.
Për më shumë mund të lexoni edhe…
Fier, arrestohet Anxhelino Çervanaku, tentoi një vrasje në 2014, kërcënoi tre javë më parë djalin e një biznesmeni
/web/Fier_arrestohet_Anxhelino_Cervanaku_tentoi_nje_vrasje_ne_2014_kercenoi_tre_jave_me_pare_djalin_e_nje_biznesmeni_8432_1.php











