Arrestohet Skerdelajd Deda, 27 vjeç, banues në Mirditë. Pasi ky shtetas ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë e pa dëshirën e saj me shtetasen G.G. 18 vjeçe. Arrestimi është kryer nga Specialistët e Seksionit për Hetimin dhe Parandalimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”, parashikuar nga neni 102 i Kodit Penal.












