Ujësjellës- Kanalizime Tiranë njofton se kanë rënë në prangat e policisë 10 persona të cilët kanë vjedhur ujin duke e shitur atë më pas me autobote në zona të ndryshme të kryeqytetit.
Në deklaratën për shtyp, UKT thekson se autobotet në fjalë furnizoheshin me ujë në mënyrë të jashtëligjshme dhe e reklamonin atë më pas si ujë të Selitës. Sipas UKT, uji shitej kundrejt 10 mijë lekëve.
Sasia e furnizimit me ujë në mënyrë të paligjshme shkonte deri në 40 bote në ditë.












