Sipas së përditshmes amerikanë “Star”, Angelina Jolie peshon 37.5 kilogram. Për dobësimin e tepruar të aktores më të bukur të Hollywood-it gjithmonë është diskutuar gjerësisht, duke marrë dhe kritika nga fansat e saj.
Por “bomba” e fundit vjen nga bashkëshorti i saj, Brad Pitt, i cili është lodhur shume me bashkëshorten e tij dhe është shprehur, se në qoftë se ajo nuk dëshiron të kurojë sëmundjen e saj të anoreksisë do t’i kërkojë divorcin.
Sipas burimeve të konfirmuar të “Star”, 38-vjeçarja peshon vetëm 37.5 kilogram dhe është 1.72 metra e gjatë, një situatë kjo mjaft e vështirë për aktoren.
Por më i alarmuari për këtë situatë është bashkëshorti i saj, i cili më këtë deklaratë e ka vënë me shpatulla pas murit.
Edhe pse asgjë nuk është konfirmuar nga çifti, revista siguron së në shtëpinë “Brangelina” ka nisur stuhia dhe se këtë herë burri i familjes e ka me të vërtetë.












