• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DOKUMENTE/ Kompania e themeluar nga Ilir Beqaj në dy vjet pesëfishoi fitimin

admin by admin
14 October, 2015
in Politika
0
DOKUMENTE/ Kompania e themeluar nga Ilir Beqaj në dy vjet pesëfishoi fitimin
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

“Ndërsa qytetarë të shumtë përplasen dyerve të Spitaleve, ku shëndetësia është në ditën më të keqe e ku paguhet shumë shtrenjtë gjithçka, ndërkohë që sistemi i është dhënë klientelës me koncesione me fitues të paracaktuar, kur nga arka e shtetit në dy vite kanë dalë 35 miliardë lekë, por në spitale mungojnë ilaçet dhe mjetet bazike, Ministri i Shëndetësisë vazhdon i qetë nga zyra e tij të fitojë tendera nën emrin e kompanisë që deri më 9 shtator 2013 e kishte edhe me letra të vetën”, denoncoi në emër të PD-së sot, deputetja Jorida Tabaku.
Sipas Tabakut, kompania e themeluar nga Ilir Beqaj në dy vjet pesëfishoi fitimin
beqaj1“Shumë biznese po mbyllen nga taksat e larta e arbitrariteti i qeverisë, por ka disa biznese që lulëzojnë si rasti i kompanisë Intech+. Një kompani modeste e cila përpara vitit 2013 deklaronte shitje në vlerën 63.160.011 dhe Fitim Neto 8.892.074 lekë, dy vjet pasi themeluesi i saj, Ilir Beqaj ka marrë postin e ministrit, ajo është shumëfishuar, ka arritur vlerën e shitjes në 160.760.830 lekë duke rritur Fitimin Neto në 42.783.998 lekë. Qëkurse ministri i shëndetësisë, Beqaj, ka hyrë në zyrë, kompania e tij ka rritur fitimin me gati 100 milion lekë të reja ose 2.5 herë më shumë dhe ka sjellë një 5-fishim të fitimit neto të deklaruar. Kam këtu pasqyrat e të ardhurave dhe shpenzimeve të deklaruara nga kjo kompani që tregojnë këto shifra marramendëse dhe ju mund ti shihni në ekran”, u shpreh Jorida Tabaku.
Për deputeten e PD-së, ndërsa ministri nuk ka përmbushur premtimin për mjekësi falas, kompania e themeluar prej tij, ka katërfishuar volumin e aktivitetit të saj gjatë këtij viti, krahasuar me vitin 2013. Sipas Tabakut, ndërsa shqiptarët varfërohen dhe futen në burg për fatura të papaguara, e kuponë tatimorë, kompania e themeluar nga Ilir Beqaj vetëm për këtë vit, ka fituar 14 tendera.
“Në vitin e dytë të qeverisjes, shqiptarët janë të zhgënjyer nga premtimi i pa mbajtur për shëndetësi falas, por Beqja i Edi Ramës është i lumtur pasi Intech+ po merr para pa fund nga shteti nga institucionet, nga çdo zyrë e publike. Në 8 muajt e parë të vitit 2015 kompania që themeloi ai, rezulton të ketë kontraktuar e vetme kontrata shtetërore në vlerë 211.273.980 lekë ose gati 4 herë me shume se e gjithë volumi i vitit 2013. Ndërkohë që qytetarët po burgosen për një kupon tatimor për dyqanin ku mezi ushqejnë familjen, kur varfëria ka shkuar në skaj, kur papunësia rritet e rritet çdo ditë, kur njerëzit i luten zotit të mos shkelin në spitale për shkak të shërbimit skandaloz, ministri Intech +, ka siguruar deri më tani 14 tendera në mënyrë të drejtpërdrejtë vetëm për vitin 2015 në vlerën e 795.320.911 Lekëve ose rreth 7 milionë euro. Në 22 muaj janë plot 28 tendera që kjo kompani ka fituar e shumë prej tyre janë me prokurim të drejtpërdrejtë, pa zhvilluar as një proces tenderi, pa garë, por me urdhër, me porosi për kompaninë Intech+”, vijon denoncimi i PD-së.
beqaj2Për deputeten Jorida Tabaku, kjo “mënyrë pasurimi” është skema e Edi Ramës dhe ministrave të tij, për t’u pasuruar me taksat e shqiptarëve, për të vjedhur sa më shumë.
“A mundet që një kompani modeste të fitojë kaq shumë para nëse ish-aksioneri i saj kryesor nuk do ishte bërë ministër i shëndetësisë? A mundet që një kompani me një numër modest punonjësish të fitojë minimalisht për vitin 2015 dy tendera me shuma mbi 100 mln lekë? Përkatësisht 181 mln lekë (siç është rasti i AKSHI) apo edhe e 149 mln lekë (siç është rasti i OSHEE), Ministria e Financave, Insituti i Sigurimeve Shoqërore, ZRPP, etj. Kjo nuk do të ishte e mundur normalisht, por kjo është skema e Edi Ramës dhe ministrave të tij, për t’u pasuruar me taksat e shqiptarëve, për të vjedhur sa më shumë. Kjo është qeverisja rilindase, shqiptarët më të varfrit në Europë me ministrat më të pasur në kontinent. Ky korrupsion, kjo zhvatje e parave të shqiptarëve duhet ndalur, dhe abuzuesit duhet të përgjigjen para ligjit. Bashkë me qytetarët, do ti ndalim, e do vëmë ligjin mbi vjedhjen, ligjin mbi korrupsionin”, përfundon deklarata e PD-së.
jorida tabaku, deklarate pd

Previous Post

Angelina Jolie 37,5 kg, Brad Pitt e kërcënon me divorc

Next Post

Lazarat të pandehurit kërkojnë gjykim të shkurtuar

admin

admin

Next Post
Lazarat të pandehurit kërkojnë gjykim të shkurtuar

Lazarat të pandehurit kërkojnë gjykim të shkurtuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.