• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

BUJAR NISHANI/ Reforma në drejtësi jo instrument për të përmbushur orekset politike

admin by admin
14 October, 2015
in Politika
0
BUJAR NISHANI/ Reforma në drejtësi jo instrument për të përmbushur orekset politike
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i dërgon letër Komisionit të Posaçëm të Reformës në Drejtësi

Komisionit të Posaçëm të Reformës në Drejtësi
Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

Për Dijeni:      Kryetarit të Kuvendit të Shqiperisë, z. Ilir Meta
Kryetarit të Grupit Parlamentar të PSSH, z. Gramoz Ruçi
Kryetarit të Grupit Parlamentar të PDSH, z. Edi Paloka
Kryetarit të Grupit Parlamentar të LSI, z. Petrit Vasili

Lënda:    Në lidhje me procedurat e ndjekura nga Komisioni i Posaçëm në lidhje me Reformën në  Drejtësi.

Të nderuar anëtarë të Komisionit,
Një nga 5 prioritetet e vendosura nga Komisioni Europian, parakusht për hapjen e Negociatave të Anëtarësimit në BE, është realizimi cilësor dhe në kohë i reformës në drejtësi.
Progres-raporti i vitit të  kaluar për Shqipërinë, konkluzionet e Dialogut të Nivelit të Lartë BE-Shqipëri, si dhe qëndrimet publike dhe zyrtare të të gjithë interlokutorëve e partnerëve evropianë dhe strategjikë të Shqipërisë, cilësojnë pa ekuivok se reforma në drejtësi përbën një prioritet parësor, dhe se ajo duhet arritur përmes një bashkëpunimi gjithëpërfshirës e konstruktiv, në partneritet me Komisionin e Venecias, e institucione evropiane e ndërkombëtare që na asistojnë prej vitesh në këtë fushë.
Përveçse një detyrim madhor në raport me rrugën evropiane qe kemi nisur, reforma në drejtësi përbën një domosdoshmëri me rëndësi jetike për vendin.
Gjithaq e rëndësishme, është pritshmëria e lartë e legjitime e qytetarëve shqiptarë të cilët presin një reagim dhe angazhim serioz të të gjithë aktorëve politikë e institucioneve relevante për të vendosur një standard të ri e të merituar në sistemin tonë të drejtësisë, që vuan sa nga korrupsioni e pandëshkueshmëria, ashtu edhe nga mungesa e profesionalizmit dhe politizimit akut.
Duke konstatuar me keqardhje mungesën e iniciativës dhe zvarritjen rutinore për çeljen e këtij procesi, një vit më parë, thirra në një tryezë gjithëpërfshirëse aktorët e drejtpërdrejtë dhe asistues, me besimin se kjo do të shërbente si një kambanë zgjimi dhe katalizator i një angazhimi të ri.
Pavarësisht hapave fragmentarë e të njëanshëm që u ndërmorën gjatë vitit të kaluar, të cilët nuk sollën asnjë përmirësim, as cilësor e as përmbajtësor në sistemin tonë të drejtësisë, mirëprita angazhimin që palët ndërmorën gjatë këtij takimi, duke premtuar mbështetje të çdo përpjekjeje që do të pasonte këtë pikënisje të re.
Duke njohur vështirësitë e klimës së polarizuar politike, por edhe domosdoshmërinë për të përparuar me këtë proces, kam mirëpritur përpjekjet e para për të bërë një analizë të qenësishme, orientuese për strategjinë kombëtare të reformës në drejtësi.
Po kështu kam mirëpritur me kënaqësi angazhimin e partnerëve tanë që kanë asistuar me ekspertizën e eksperiencën e tyre të çmuar, duke shpresuar që kjo frymë bashkëpunimi të reflektohej në të gjithë etapat e procesit.
Por, me keqardhje kam konstatuar e ngritur shqetësimin e përsëritur për disa elementë, që mendoj se janë thelbësorë për efikasitetin, cilësinë dhe shpejtësinë e reformës në drejtësi.
Së pari, procesi po zhvillohet në
mungesë të plotë transparence si për aktorët e drejtpërdrejtë ashtu edhe për publikun e gjerë.
Reforma në drejtësi meriton një vëmendje të posaçme e jo periferike, si dhe një diskutim të gjerë e të plotë me qëllim sigurimin e besueshmërisë, zbatimit të suksesshëm dhe jetëgjatësisë së saj.
Së dyti, Komisioni i Posaçëm e ka zhvilluar veprimtarinë e tij në shkelje flagrante me vendimin nr. 96, të miratuar nga vetë Komisioni datë 27. 11. 2014, ku në nenin X specifikohet
“Për çdo element të objektit të veprimtarisë së tij, Komisioni i Posaçëm do të organizojë, në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë dhe
nën kujdesin e Presidentit të Republikës, tryeza pune gjithëpërfshirëse me institucionet e sistemit të drejtësisë, ekspertët vendas dhe ndërkombëtarë dhe subjektet e tjera të interesuara”.
–    Asnjë nga tryezat e organizuara deri më sot nuk janë organizuar nën kujdesin e Presidentit të Republikës, duke reflektuar mungesën e plotë e të njëanshme të bashkëpunimit me këtë institucion;
–    Presidenti i Republikës është ftuar të marrë pjesë në disa aktivitete selektive, me njoftim të momentit të fundit, duke pamundësuar kontributin mbi thelbin dhe përmbajtjen e çështjeve të diskutuara. Dorëzimi i materialeve bazë në momentin e fundit, është ngritur si shqetësim edhe nga aktorë të tjerë, duke e bërë thuajse të pamundur diskutimin përmbajtësor gjatë takimeve të organizuara.
–    Referuar vendimit nr.4, datë 22.12.2014 “Për ngritjen e Sekretariatit Teknik”, Institucioni i Presidentit të Republikës ka caktuar një përfaqësues, i cili nuk është ftuar as edhe një herë në takimet Sekretariatit.
–    Institucioni i Presidentit të Republikës nuk është ftuar të ketë përfaqësues në Grupin e Ekspertëve të Nivelit të Lartë, pavarësisht proces-verbalit të mbledhjes së Komisionit të Posaçëm dt. 22.12.2014.
–    Në asnjë rast nuk janë realizuar intervista apo takime me Institucionin e Presidentit lidhur me hartimin e raportit analitik për Reformën në Drejtësi, siç pretendohet në pikën IX të vendimit 96/2014.
–    Në muajin Maj 2015, u realizuan me shpejtësi 6 tryeza pune, dhe Presidenti i Republikës është ftuar të ketë përfaqësinë e tij vetëm në një prej tyre, në datë 18 Maj 2015.
Siç u konkludua edhe gjatë këtij takimi, pjesëmarrësit nuk mund të bënin një diskutim përmbajtësor rreth materialit të përgatitur nga grupi i ekspertëve
“Analiza Kushtetuese mbi Reformën në Drejtësi dhe Analiza Ligjore mbi Reformën e Gjykatës Kushtetuese”, pasi materiali u vu në dispozicion vetëm në fillim të takimit.
–    Në fund të muajit Qershor dhe gjatë muajit Korrik janë zhvilluar 9 forume rajonale të konsultimit publik referuar Raportit Analitik për analizën në sistemin e drejtësisë.
Në lidhje me këto aktivitete sërish Institucioni i Presidentit është njoftuar me vonesë për të siguruar pjesëmarrjen, por asnjëherë  në  rolin e njohur nga ana e Kuvendit të  Shqipërisë  në  këtë  proces.
Forumet nuk kanë siguruar një pjesëmarrje dhe aq më tepër konsultim të gjerë.
Pjesëmarrja është siguruar përmes thirrjes nominale të personave të caktuar, në mungesë të plotë të njoftimeve publike për të interesuarit.
Nga ana tjetër, asnjë nga komentet dhe sugjerimet e Institucionit të Presidentit dhe të aktorëve të tjerë pjesëmarrës në këto forume, nuk janë reflektuar në as edhe një rresht të Dokumentit final të miratuar datë 30 korrik. Në deduksion logjik, këto takime kanë shërbyer vetëm si tryeza formale apo makiazh i procesit.
Lidhur me sa më sipër, vlerësoj se shmangia e qëllimtë e institucionit të Presidentit të Republikës, si dhe e aktorëve të tjerë me peshë e integritet nga bota akademike dhe shoqëria civile, dëmton rëndë procesin dhe çdo akt që del prej tij.
Kompromentimi i këtij procesi arrin deri në kufijtë e mashtrimit publik mbi veprimet apo mosveprimet e Presidentit të Republikës të cilat veçse njollosin reformën dhe frymën mbi të cilën po krijohet ajo.
Pavarësisht këtyre rrekjeve të pashpresa, qëndrimi i palëkundur i Presidentit të Republikës ka mbetur koherent dhe konsekuent për domosdoshmërinë e avancimit të reformës në drejtësi, sipas parimeve dhe standardeve më të larta evropiane.
Së treti, në lidhje me anën përmbajtësore të Reformës dëshiroj të ve në dukje se, Raporti Analitik për analizën në sistemin të drejtësisë, hartuar nga ekspertët e nivelit të lartë, nuk reflekton shumësinë e informacioneve dhe analizës së përcjellë nga aktorët e tjerë të përfshirë qoftë edhe formalisht në proces, duke rezultuar jo rrallë herë në deformimin e realitetit, pasqyrimin e qëndrimit subjektiv të ekspertëve në emër të opinionit publik, deri në ofrimin e modeleve nga vende të cilat nuk mund të përbëjnë pikë referimi për Shqipërinë, vend kandidat për në BE, (si p.sh. rasti i Ukrainës).
Fakti që Dokumenti fillestar i prezantuar në muajin Maj, është krejt i njëjtë me Dokumentin final të miratuar në muajin Korrik, me vendim nr. 14 datë 30.7.2014, do të thotë se procesi dhe metodologjia e ndjekur kanë qenë në rastin më të mirë të padobishme e joefikase dhe në rastin më të keq janë konsideruar si detyrime formale për të finalizuar procesin, gjithsesi të njëanshëm.
Situata po bëhet edhe më shqetësuese pas hapave të ndërmarrë rishtaz, të cilat kanë krijuar një kaos të vërtetë, dhe po e kthejnë vendin në aktor qesharak në raport me partnerët.
Komisioni i Posaçëm, pasi ka miratuar Raportin Analitik “Analizë e sistemit të drejtësisë”,  në të njëjtën ditë ka miratuar në parim Dokumentin Strategjik dhe Plan veprimin, si dhe ka përcjellë në mënyrë krejtësisht arbitrare e të njëanshme aktet ligjore që parashikojnë ndryshime kushtetuese në Komisionin e Venecias.
Ndërkohë që as Dokumenti strategjik dhe as plan veprimi nuk janë diskutuar dhe as miratuar në tërësi, me dakortësinë e të gjithë palëve, në turravrap, janë përcjellë një paketë ndryshimesh për të cilat duhet të shprehet një institucion prestigjioz ndërkombëtar, që ka treguar bujarinë dhe angazhimin serioz për të na asistuar në këtë proces.
Pra përkundër asaj që u diskutua e dakortësua në takimin e 6 tetorit 2014, në prezencë edhe të Presidentit të Komisionit të Venecias, se pala shqiptare do të përcillte për mendim fillimisht Dokumentin Strategjik, e më pas sipas një plani pune paketën ligjore me ndryshimet përkatëse, Komisioni i Posaçëm ka përcjellë paketën ligjore për ndryshimet kushtetuese, ndërkohë që tashmë pritet të përcillen edhe dy platforma të tjera.
Kjo mënyrë sjelljeje institucionale, jo vetëm nuk e ndihmon procesin, por na kthen në aktorë joseriozë në raport me Komisionin e Venecias.
Sjell edhe një herë në vëmendjen tuaj, se reforma në drejtësi duhet të jetë një proces që t’i shërbejë në radhë të parë dhe mbi të gjitha qytetarëve shqiptarë dhe të mos përdoret si një instrument për të përmbushur aspiratat individuale apo orekset politike.
Kjo reformë duhet të jetë gjithëpërfshirëse, transparente, objekt i një debati të gjerë publik, dhe të zhvillohet mbi shinat parimeve të gjithë-pranuara e standardeve më të larta evropiane.
Ju siguroj se çdo përpjekje juaja apo e kujtdo qoftë që ecën në këtë drejtim do të gëzojë gjithherë mbështetjen më të plotë të Institucionit të Presidentit të Republikës, dhe jam i sigurt edhe mirënjohjen e qytetarëve shqiptarë.

Me besimin për reflektim serioz dhe gatishmërinë për bashkëpunim,

Bujar Nishani

Previous Post

Edvin Kristaq Rama puç institucional, mori pushtetin e Presidentit

Next Post

Presidenti Bujar Nishani emëron Ylber Dogjanin Komandant të Forcës Detare

admin

admin

Next Post
Presidenti Bujar Nishani emëron Ylber Dogjanin Komandant të Forcës Detare

Presidenti Bujar Nishani emëron Ylber Dogjanin Komandant të Forcës Detare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.