Është në rrezik për jetën drejtuesi i një motori, pas një aksidenti në autostradën Lushnje- Rrogozhine. Ku është përplasur nga një mjet tip fiat, i cili goditi motorin nga pas. Drejtuesi i motorit është në gjendje të rëndë dhe ende nuk është identifikuar, nga mungese e dokumentacioni me vete. Aksidenti ndodhi rreth dy ore pas mesnatës. Ne këtë ngjarje u përfshi dhe një tjetër mjet me targa greke qe shkatërroi plotësisht motorin. I dëmtuari u dërgua me urgjence ne spitalin e Tiranës.











