Pasi janë përballur me policinë gjatë protestës mëngjesin e sotëm përpara Kuvendit, fermerët nga Korça dhe Devolli kanë përfunduar në rajonin e policisë. Ky denoncim është bërë gjatë seancës parlamentare nga ish kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli dhe nga deputeti i PD Edmond Spaho. Ata i kanë kërkuar ministrit të Brendshëm të marri masa menjëherë për këtë situatë të pazakontë dhe ti lirojë protestuesit.











