Një debat jashtë ka ndodhur sot para kamerave, midis kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe kryekëshilltarit të PD, Leonard Olli. Kryebashkiaku Erion Veliaj ishte në podium në transmetim të drejtpërdrejtë duke prezantuar masterplanin për Parkun e Liqenit, kur fjala e tij është ndërprerë nga Leonard Olli, i cili ju bashkua në foltore.
Leopard Leonard Olli ngriti zërin për gjendjen e rëndë të komunitetit rom në këtë zonë, situatë e cila sipas kreut të këshilltarëve të djathtë në Bashki duhet marrë në konsideratë e të mos flitet vetëm për gjelbërim.
Debati Erion Veliaj – Leonard Olli
Erion Veliaj: Një park që ka nevojë për gjelbërim dhe jo në një park që ishte gropë septike.
Leonard Olli: Urime për fjalën me aksion me goditje të përqendruar.
Erion Veliaj: Besojmë të gjelbërimi, jo për banjo. Nëse doni banjo e keni përballë.
Leonard Olli: Ju po dhunoni sot me dhunën e fadromave.
Erion Veliaj: Që pastrohet qyteti i thoni dhunë? Dashnorët e zhulit të shkojnë tek SHQUP-i, të dashurit e gjelbërimit do të rrinë këtu, nëse do të jetosh në zhul…
Leonard Olli: Ju jetoni në zhul moral dhe politik..
Leonard Olli: E keni gabim, unë do ju kërkoj diçka, un ju dhashë dorën, ju përgëzova, por respektoni të drejtën minimale të jetesës dhe banesës.
Erion Veliaj: Do vijnë edhe fëmijët tuaj e do luajnë tek liqeni.
Leonard Olli: Lërini fëmijët, po diskriminoni njerëzit.
Erion Veliaj: Edukata mësohet në shkollë nuk jam këtu të ta mësoj, më lejo të prezantoj se si bëhet qyteti. 4 vjet e be të qytetin zhul, llum, urinë, nevojë. Ja vizioni juaj për qytetin (duke u drejtuar nga parku i Liqenit). Vizioni ynë për qytetin është pemë lule
Leonard Olli: Po humb dinjitetin.
(Leonard Olli largohet)
“Surprizë më të bukur për të treguar diferencën mes shpellës dhe qytetit ne nuk mund të kishim uruar”, tha Erion Veliaj duke ju referuar përplasjes që pati me Leonard Ollin.
“Jemi këtu për interes publik, Basha i largoi romët. Këtu ndahen dy botët tona”, përfundoi Erion Veliaj.
Pas këtij incidenti, të gjithë këshilltarët e djathtë vendosën të largohen nga aktiviteti.












