Ish-deputeti i PS-së, Kastriot Islami, tashmë në radhët e PD-së, mendon se çështjet e ngritura së fundmi, në lidhje me aferën e CEZ-it, akuzat për trafik droge ku thuhet se ka gisht ministri Saimir Tahiri, dhe kallëzimi për ministrin Damian Gjiknuri, është një çështje që ka lidhje me konfliktet që ekzistojnë brenda mazhorancës. Ai i kërkoi tre ministrave të japin dorëheqjen sepse do të bien viktimë.
Pas këtij deklarimi, ka pasur replikë të ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj, i cili iu përgjigj se dorëheqje nuk do të ketë për t’i bërë qejfin të tjerëve.
Debatet Kastriot Islami – Ilir Beqaj
Kastriot Islami: Akuzat për CEZ, …duhet bërë një hetim ndërkombëtar nga dita e parë që ka ardhur CEZ. Nëse na duket vetja të mençur dhe japim argumente pse s’duhet ta bëjmë këtë, të jemi të sigurt që më shumë njerëz do ikin në Gjermani.
Raporti i KLSH, s’është thjesht një çështje ligjore, por një çështje e problemeve të brendshme që kanë dy faktorët e mazhorancës. Ilir i dashur, Saimir, Damian, jepni dorëheqjen sepse unë takoj shumë veta edhe nga grupi i PS dhe thonë ne si mbrojmë dot më këta…se thonë do vijë në trup gjyqësor që ju do bëheni viktimë…ju mban, ju nxit kryeministri.
Ilir Beqaj: Profesor do vazhdosh të bashkëjetosh me keqardhjen tënde, s’do ta jap dorëheqjen. E kam thënë dje, jam sot edhe më i bindur se dje, se reformat e domosdoshme do kenë kosto dhe sulme nga të gjitha llojet, e kam ditur këtë gjë që kur fillova reformën e barnave. Kam marrë përsipër një mision dhe jam betuar për të zbatuar një program.
Kastriot Islami: Do dëshiroja edhe një herë tjetër që të bashkëjetoja me keqardhjen.











