Këngëtarja e njohur Greta Koci ka shpallur sonte kandidaturën për kryetare të Forumit Rinor të PD-së.
“Dita erdhi, dhe zgjedhjet në FRPD do t’i japin, jo vetëm një frymëmarrje të re strukturave të saj, por do të rigjallërojë politikat e saj, si një mbështetje e fuqishme e PD dhe liderit të saj, Lulzim Basha drejt një fitore të merituar dhe triumfuese në zgjedhjet e përgjithshme të 2017. Me këtë objektiv primar, duke u mbështetur në parime të larta morale dhe politike, nën frymën europiane të demokracisë dhe lirisë shpall zyrtarisht kandidaturën time për Kryetare e Forumit Rinor të PD. Ftoj të gjithë të rinjtë demokratë të bëhen pjesë e këtij proçesi zgjedhor në përcaktimin e drejtuesit të ri të FRPDSH”, shkruan greta koci e cila për katër vite ka qënë ndërkohë edhe nënkryetare e FRPD-së.
Partia më e madhe e opozitës ka nisur zgjedhjet për formumin rinor të saj, një garë interesante ku priten të përfshihen disa prej prurjeve të reja në PD pas humbjes në zgjedhjet parlamentare të 2013.













