“Ndërmorët aktin më të errët për liritë dhe të drejtat e njeriut. Lirinë e besimit e kemi të sanksionuar në Kushtetutë”, i tha kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule, kryeministrit Edi Rama ndërkohë që ne Parlament po debatohet për cështjen e prishjes së kishës së Dhermiut nga strukturat e qeverisë.
Zoti Rama është përgjigjur në cështjet e shtruara gjatë interpelancës ndërkohë që i tha Dules në përgjigje të akuzave të tij, që të hiqte dorë nga përfaqësimi fetar i ortodoksëve. “Ortodoksët shqiptarë s’kanë qënë e nuk janë grekë, nuk e kuptoj se pse hiqeni si pronarë të ortodoksisë në Shqipëri”, deklaroi Kryeministri.
Në vijim ai shpjegoi historinë e kishës së Dhërmiut e cila lidhet me një emër të shquar të predikuesve shqiptarë. Rama tha se ajo nuk ishte kishë por një karabina ndërkohë që ne kemi projekt për rindërtimin e saj sipas pamjeve të vjetra të ruajtura kur kisha ka qënë ende në këmbë prej shumë vitesh.
Shembja e kishës së Dhermiut ngjalli debat në Shqipëri për shkak se shkatërrimi i saj u urdhërua pa u konsultuar me komunitetin ortodoks dhe kishën ortodokse e cila ka pronësinë mbi objektet e kultit.
Sipas tyre koncepti i Ramës që objektet e kultit janë të tilla nëse janë ndërtuar bukur është koncept marksist ndërkohë që ndërhyrja e organeve shtetërorë në funksionimin e objekteve të kultit është e ndaluar.
Dule duke replikuar pas fjales se Rames I tha se nuk kam asnje problem me asnje nacionalist pasi me keni thene se sa here debatoj me Ramen, I shtoj vota nacionaliste atij. “Dua te them se ju zoti Rama jeni nje nacionalist gjoja”, theksoi Dule.












