Një kambist është grabitur mëngjesin e sotëm në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:00 në lagjen “Perash”, pranë vendit të quajtur “Isa Boletini”, kur 30-vjeçari Ervin U., po dilte nga banesa për të shkuar në punë.
Mësohet se autori ishte i maskuar dhe i armatosur. Nën presionin e pistoletës mësohet se i janë marrë 80 mijë lekë (të reja) 30 vjeçarit.
Për ngjarjen janë lajmëruar efektivët e Policisë së Shkodrës të cilët kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë shoqëruar 30-vjeçarin për ta marrë në pyetje në lidhje me grabitjen, ndërkohë që janë vënë në kërkim të autorit.











