Një kumbistë në Fier ka mbetur i plagosur me armë , pasi i kanë grabitur 8 milion lekë (të reja). Ngjarja ka ndodhur rreth mesditës, në lagjen “Sheq i Madh”, ku kambisti Artur Çepele u grabit nga dy persona të armatosur.
Grabitësit kanë hasur rezistencën e kambistit, i cili është përleshur me ta dhe ka mbetur i plagosur. Çepele është dërguar në spital, ku po merr mjekimin. Sipas burimeve nga policia dyshohet se autorët e grabitjes janë nga Tirana dhe se ata e kanë ndjekur kampistin nga kryeqyteti. Çepele ka ndaluar pasi ka kuptuar që po e ndiqnin dhe në këtë moment autorët i janë afruar e kanë qëlluar dhe i kanë marrë paratë.












