Kallëzimi i KLSH për CEZ (saktësisht për ministrin Damian Gjiknurin dhe avokaten e Shtetit Alma Hicka) i kalon për verifikim Prokurorisë së Tiranës.
Burime nga organi qendror i akuzës, që kanë deleguar dosjen në prokurorinë e Tiranës, saktësuan se një grup hetimor i drejtuar nga Antoneta Sevdari, e cila po heton çështjen e CEZ, do të shqyrtojë dhe verifikojë edhe këtë kallëzim, në kuadër të së njëjtës çështjes.
Të njëjta burime saktësojnë se në vijim, në varësi të hetimit, do të përcaktohet për kompetencën lëndore të këtij kallëzimi.
Prokuroja Antoneta Sevdari është prokurorja që ka në hetim edhe rastin Becchetti.












