Keshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin në Kuvendin e Shqipërisë do të mblidhet të marten për të marrë në shqyrtim mandatin e deputetit Mark Frroku i cili aktualisht ndodhet në burg prej më shumë se 6 muaj.
Njoftimi është bërë nga Kuvendi nëpërmjet një lajmërimi për anëtarët e Komisionit të Mandateve si dhe për dy avokatët e deputetit të burgosur për llogari të drejtësisë belge, Saimir Visha dhe Genc Gjokutaj.
Mandatit i deputetit Frroku dhe Ndoka është bërë objekt i një debati të ashpër mes ish-kryeparlamentares Jozefina Topalli dhe Kryeministrit Edi Rama, gjatë seancës së djeshme plenare. Ndersda PD pak ore me pare doli me nje deklarate per shtyp ku kerkonte mbledhjen e Keshillit dhe heqjen e mandateve per dy deputetet e koalicionit te majte.












