Garda e Republikës ka pezulluar një punonjës të saj për shkak se dyshohet se ka kanosur me armën e shërbimit një shtetas, për motive të dobëta.
Sot rreth orës 14.30 punonjësi i Gardës rreshter K. N., sipas kallezimit, ka kanosur me armën e shërbimit një person pranë një lavazhi makinash.
Në lidhje me ngjarjen, personi ka bërë kallëzim pranë Komisariatin e Policisë nr. 3.
Policia ka bërë shoqërimin e punonjësit të Gardës, duke kryer të gjithë veprimet procedurale për të tilla raste.
Punonjësi i Gardës është pezulluar nga detyra në bazë të rregullores deri në përfundim të hetimit penal.












