Një foto e Erion Braçes me një të ri që mban në bluzë gjethet e hashashit të fut në dilemë nëse edhe Brace është i vendosur për legalizimin e tij si kolegu i vet Koço Kokëdhima.
Në fakt logo në bluzën e të riut, që ngjan të jetë simpatizant i Braces, është e firmës së njohur të veshjeve sportive adidas. Por ndryshimi është ne gjethe të cilat janë tërësisht të hashashit dhe adidas nuk reklamon hashashin në produktet e veta dhe slogani që shoqëron logon “adihash”.











