Policia greke ka sekuestruar 141 kilogramë marijuanë në territorin e saj, në zonën kufitare me Shqipërinë. Droga, e cila lehtësisht kishte kapërcyer kufirin shqiptar, u gjet në vendin e quajtur “Ampelona” në Filat, vend ky, që ndodhet në kufi me Janjarin e Sarandës.
Policia ka mundur të arrestojë një 46-vjeçar nga Shqipëria, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur. Ky i fundit transportonte drogën në automjetin e tij, dhe pasi u pikas nga polica nuk ju bind urdhrit për të ndalur.
Policia është vënë në ndjekje të tij, duke e arrestuar brenda pak minutash. Ndërkaq, policia po punon për zbulimin e bashkëpunëtorëve të tij, pjesë e një rrjeti të trafikimit të drogës Shqipëri-Greqi.












