Është arrestuar Armand Shalari, 34 vjeç, nga Kruja i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtarë.
Shalari është arrestuar nga efektivët e komisariatit nr. 6 të Policisë së Tiranës, pasi rezulton i dënuar në Itali për trafikim të lëndëve narkotike.
Gjykata e Genova e ka dënuar me 20 vjet burg për këtë vepër penale, po ashtu 34-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol më 9 maj 2014.












