Besojeni ose jo, por në Elbasan ka plasur peshku. Këtë e ka bërë të ditur kryeparlamentari Ilir Meta, i cili vizitoi ambientet e një kompanie të përpunimit të peshkut në këtë qytet.
Me këtë rast, ai nuk mund të rrinte pa thënë “dy fjalë”. Dhe sipas Metës, këto janë raste të shkëlqyera që tregojnë se vizioni dhe aftësia sipërmarrëse mund të kthehet në një të mirë të jashtëzakonshme publike.











