Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë dy persona, të cilët akuzohen se kanë ushtruar dhunë ndaj inspektorëve tatimorë, gjatë kohës që ishin duke ushtruar kontroll në bizneset e tyre.
Burime nga policia bëjnë të ditur se në pranga kanë rënë shtetasit Fatmir Sulaj 40 vjeç, banues në Tiranë dhe Fredi Keta, 30 vjeç, banues në Tiranë të cilët akuzohen se kanë goditur Inspektorët e Tatim Taksave E.T, 32 vjeç, dhe A. Xh, 49 vjeç, të dy banues në Tiranë. Tashmë këta shtetas pritet të përballen me drejtësinë, për akuzën “goditje për shkak të detyrës”.











