Rreth 250 nxënës të shkollës së mesme “Havzi Nela” në Kukës kanë bojkotuar mësimin pasi kundërshtojnë zhvillimin e mësimit, orëve të pasdites.
Të mbledhur para bashkisë nxënësit thonë se shumë prej tyre vijnë nga rrethinat e Kukësit dhe mungesa e transportit për t’u kthyer në shtëpi e bën të pamundur mësimin pasdite.
Sipas nxënësve bojkoti i mësimit do të vazhdojë të gjendet një zgjidhje për shqetësimet e tyre.











