
Ka pasur apo jo një kusht nga qeveria ceke që të nënshkruhet marrëveshja mes qeverisë shqiptare dhe CEZ ashtu si deklaruan ndërmjetësit e saj, drejtuesit e Komitetit të Energjisë në Vjenë? Kryeministri Edi Rama bëri fjalë për një debat me qeverinë ceke duke mos mbështetur deklaratën e Kopac në Tiranë por ndërkohë duke mos e sqaruar deri ën fund raportin Tiranë-Pragë për marrëveshjen.
“Kemi pasë nje debat te ashper me qeverine ceke ne nivel politik. Une nuk jam nje njeri qe merrem peng. Marrëveshjen e kemi nënshkruar kur kemi qenë të bindur se kemi arritur kompromisin e duhur. Falë këtij kompromisi cliruam kompaninë, cliruam qindra milionë euro që në arbitrazh shtoheshin dhe më shumë dhe kemi celur rrugën për rimëkëmbjen e kompanisë.
Është nj akzuë politike që nuk ka asnjë fije të vërtetë. Nëse do të kishte të vërteta në akuza nuk do të investoheshin të gjitha institucionet ndërkombëtare. Nga marrëveshja ne rimerrem në dorë kompaninë në mënyrë legale, jo me policinë e Flamur Nokës. Kemi bërë një histori suksesi që citohet nga BB që ka qindra histori me sektorin e energjisë në shumë vende”, ka deklaruar Rama.
Lidhur me mundësinë e hetimit të marrëveshjes, Rama tha se nuk ka kufizim për prokurorinë. “Marrëveshja e nënshkruar nuk ka asnjë kufizim për hetim nga prokuroria. Ajo është një kontratë mirëkuptimi mes palëve, pra qeverisë dhe CEZ. Prokuroria shqiptare nuk është palë në këtë marrëveshje, nuk ka lidhje me qeverinë. Ne kemi bërë negociatë me pronarin i cili ishte dëbuar njësoj si në 1945”, tha ai.












