“Me pak fjalë ç’ka po dëgjojmë nga Kryeministri”, shkruan portali “Nisma #Thurje”, ndërsa publikon edhe një pjesë të intervistës së Edi Ramës, te “Opinion” i Blendi Fevziut.
A i falët CEZ-it 600 milionë USD kur lidhet Marrëveshjen e Mirëkuptimit?
Pooo ç’janë këtooo. Po ça i keni këtooo. Po jooo. Fevzi po bëhu serioz te lutem.
A e morët ju përsipër arbitrazhin e DIA-s, nga CEZ, duke i rrezikuar t’i shtoni humbjeve të 600 milionëve dhe 135 milionë USD të tjera?
Po ty të të vije turp. Po ti Fevzi… dëgjo se s’di ç’të të them, po turp të kesh.
A nuk e keni shkruar në kontratën e zgjidhjes së çështjes së CEZ, që drejtuesit e CEZ nuk do të ndiqen penalisht, duke i hequr të drejtën prokurorisë për t’i hetuar?
Ore Fevzi…, se je bërë si ato plakat e sokakut të të Marrëve që thotë Kadareja. Dëgjo, po ç a thua se janë turpe këto që thua.
Po qe i keni katandisur spitalet ku thërret qameti. Është duke vdekur qytetari dhe askush nuk e vret mendjen. Që u torturuan njerëzit se në spitale s’ka as shtretër, le më ilaçe s’ka e s’ka…
Fevzi dëgjo se s’të kam sharë ndonjëherë, po po ma bëre dhe një herë këtë pyetje do të të shaj siç di të shaj vetëm unë. Po këto i thonë vetëm ata që s’kanë qenë ndonjëherë në spital. Pyetëm mua që shkoj vetëm në QSUT dhe unë dhe gjithë familja ime, atje shkojmë.
Si e shpjegoni që kompania që ka qenë pronar Ilir Beqja, ka fituar miliona euro nga tendera publike sapo erdhët ju ne pushtet?
O Fevzi. O Fevzi. Po ca thua. Po më je bërë si karkalec me triko leshi. Po o thuaj ndonjë gjë të saktë ose shkojmë hamë ndonjë gjë se na mori uria.
“O Kryeministër. Të ka vajtur goja shtrembër. Bej palestër se na more në qafë… se të tundet këmba sikur të kanë futur 3-fazorin”, shton në fund edhe një koment, portali “Nisma #Thurje”.











