Dy persona janë arrestuar nga policia e Durrësit, pasi u është gjetur 30 kg kanabis në automjetin me të cilin po udhëtonin. Sipas policisë, arrestimi i tyre u është bërë në kuadër të operacionit të koduar “Lalzi”. Të arrestuarit janë Engled Broja 23 vjeç dhe Arjan Çypi 28 vjeç, të dy banues në Gramëz të Fushë-Krujës. Lënda narkotike u gjet në makinën tip Land Rover me targa AA 507 CK ku udhëtonin dy të rinjtë. Mjeti drejtohej nga shtetasi Arjan Çypi. Policia ushtroi kontroll në automjetin e të arrestuarve pas informacioneve që kishte siguruar në rrugë operative se dy të rinjtë ishin të përfshirë në trafik droge. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve e kryer në bashkëpunim”












