Dëbora e parë në vend ka rënë në Qarkun e Kukësit duke na treguar se stina e dimrit sapo ka filluar.
Mali Gjalicë është gdhirë mëngjesin e sotëm i zbardhur nga dëbora, e cila ka rënë pas më shumë se 3 ditëve reshje të dendura shiu, që shoqëruan gjithë rajonin veri-lindor.
Dëbora ka rënë edhe në zona te thella si stanet e Shishtavecit, Kalisit, Grykë Ccajës,Lekbibajve etj. Temperaturat gjatë ditës së sotme kanë shënuar një rënie të theksuar në krahasim me ditët e kaluara.
Sipas Shtabit të Emergjencave Civile, reshjet e dendura të shiut që kanë rënë gjatë natës, kanë shkaktuar rrëshqitje të dherave në disa segmente rrugore, ndërkohë që temperaturat kanë rënë deri në 5 gradë celcius.












