Knut Fleckenstein Raportuesi për Shqipërinë në PE, ka nënvizuar domosdoshmërinë e reformës në drejtësi, si një ndër pikat më kryesore që ndikon pozitivisht në procesin e integrimit dhe zhvillimit të vendit. Duke folur në konferencën e 11 të komisioneve të integrimit të vendeve në proçes të stabilizim-asocimit, Fleckenstein tha se kjo reformë nuk duhet të shihet thjesht si plotësimi i një kushti për ti bërë qejfin Parlamentit Euriopian
“Qeveria në Shqipëri po punon për prioritetet ndersa reforma në gjyqësor nuk kryhet vetem per t’i bërë qejfin BEsë. Reforma në gjyqësor duhte të bëjë përparime pasi nuk ka integrim me gjyqësor të korruptuar”, tha raportuesi i PE.
Ne vijim Fleckenstein tha se BE nuk preket nga efekti i lodhjes së zgjerimit. Dialogu për bashkëpunim rajonal është intensifikuar ndersa theksoi edhe nje propozim qe ka eshte bere nga Shqiperia se në procesin e Berlinit të përfshihen dhe parlamentet.
Ndërsa kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, tha se Rajoni ka përjetuar një transformim të jashtëzakonshëm, por se ky progres substancial nuk duhet marrë si i mirëqenë. “Ne e shohim perspektivën e vendit tonë në BE të lidhur ngushtë me reformat, me konsolidimin e shtetit të së drejtës. Hapja e negociatave nxitje e mëtejshëm për adresimin e sfidave. Të bindur se duhet të përshpejtojmë ritmin e reformave. BE po ndihmon shumë në këtë drejtim, pavarësisht sfidave të tjera. Ritmi i reformave të qëndrueshme duhet të përshpejtohet”,- u shpreh Meta











