Pak ditë pasi u kthye në vëmendje të publikut, Adele nxori videoklipin e saj të ri “Hello” që do të jetë pjesë e albumit “25”.
27-vjeçarja britanike nuk ka nxjerrë asnjë album në këto katër vitet e fundit.
Albumi i saj i fundit i titulluar “21”, fitoi 6 çmime Grammy, përfshi edhe Albumin e Vitit, në 2012-n.
Këngëtarja gjithashtu fitoi një Academy Award në vitin 2013 për këngën më të mirë të titulluar “Skyfall”.
Albumi “25” do të dalë në treg më 20 nëntor.











