• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Katër “dajot” e paprekshëm në Lazarat, “pushtojnë” Greqinë si kultivues droge

admin by admin
24 October, 2015
in Kronika
0
Katër “dajot” e paprekshëm në Lazarat, “pushtojnë” Greqinë si kultivues droge
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Foto Ilustruese

Media greke jep alarmin për rrezikun e shndërrimit të Greqisë në qendrën e re europiane të kultivimit të hashashit.
“Po transferohen në Greqi plantacionet e hashashit të Lazaratit”, ky është titulli i shkrimit të botuar në versionin on-line të gazetës greke “To Vima”.
Gazeta greke, duke cituar drejtuesit e policisë helene, thotë se në Lazarat i gjithë procesi i prodhimit e trafikimit të hashashit drejtohej nga katër drejtues të cilët quheshin “Dajo” (epiteti është shkruar në shqip). Këta kanë mbetur të paprekur nga operacioni i policisë shqiptare dhe tani po investojnë në Greqi.
Shqetësim vjen pas zbulimit nga ana e policisë helene të disa serave ultra-moderne ku ishin mbjellë me mijëra rrënjë cannabis sativa në disa zona pranë qyteteve. Në shkrimin investigativ të gazetarit të njohur Vasilis Lambropulos, citohen burime nga drejtues të lartë të policisë greke që shprehen se pas operacionit të policisë shqiptare në Lazarat, “baronët e drogës” i kanë zhvendosur operacionet e tyre në Greqi.

Alarmi i policisë greke
“Drejtuesit e policisë në 24 orët e fundit kanë informacione të sigurta se serat super-moderne me hashash që ata kanë zbuluar kanë lidhje direkte me ‘Baronët e Lazaratit’, që po zhvendosin ‘biznesin’ e tyre gradualisht në vendin tonë (Greqi). Brenda pak muajve nga bllokada që ju ka bërë policia shqiptare në Lazarat, ata kanë krijuar në vendin tonë shumë plantacione të reja për prodhimin e hashashit”, shkruan “To Vima”.
Duke vënë në pah krizën që po kalon shteti fqinj, çmimin e lartë që ka kapur marijuana pas aksionit të policisë shqiptare në Lazarat, dhe duke i ndërthurur me fuqinë financiare e organizative të “Baronëve të Lazaratit” media greke e cilëson situatën alarmante.
“Në rrethinat e Atikës po shpërngulen plantacionet e hashashit të Lazaratit! Pasi policia shqiptare u ‘pushtoi’ në 2014 ‘kështjellën’, organizatorët e kultivimit të qindra tonë hashash në fshatin shqiptar, tashmë po krijojnë baza të forta në Greqi. Ata po kërkojnë që të plotësojnë boshllikun e lënë në treg duke krijuar një rrjetë të ri për mbjelljen e më pas tregtimin e drogës. Nëpërmjet rrjetit të tyre mafioz ata po blejnë ose marrin me qera tokë bujqësore, por edhe sera. Në këtë mënyrë vendi ynë dalë nga dalë do të kthehet në qendrën e re europiane të kultivimit të hashashit”, shkruan “To Vima”

“Fabrika moderne”
Policia greke ditët e fundit ka zbuluar dy sera të mëdha ultra-moderne në të cilat cannabis kultivohej duke u stimuluar me drita dhe sistem vaditës. Rreth 3 mijë rrënjë u gjendën në këto dy sera, njëra në zonën e Ftiotidhas e tjetra pranë Nafplios. Sipas “To Vima” këto dy sera ishin fabrika të vërteta moderne të prodhimit të drogës.
Aty u gjendën aparatura moderne eletrike, prozhektorë dhe ndriçues special për ngrohje të bimës, gjeneratorë e deri tek sisteme ajrosje dhe ngrohëse-ftohëse të kompjuterizuara. Gjatë aksionit nga policia greke u kapën ose janë ende në kërkim 10 persona: grekë, shqiptarë dhe kroatë.

Previous Post

Zhvishet edhe Orinda Huta

Next Post

Durrës, aksion në lokalet e natës, në polici 38 persona, 19 prej tyre balerina

admin

admin

Next Post
Durrës, aksion në lokalet e natës, në polici 38 persona, 19 prej tyre balerina

Durrës, aksion në lokalet e natës, në polici 38 persona, 19 prej tyre balerina

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.