Tone të ashpra dhe akuza ka pasur gjatë mbledhjes së PS-së në Shkodër, në prani të të deleguarit të qendrës, Ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushatit.
Ish kreu i komunës Bërdicë, Besnik Xhemali ka lëshuar akuza të forta kundër Bushatit, Partisë Socialiste dhe drejtorëve, të cilët i bën përgjegjës për punën shumë të dobët të bërë në zgjedhjet e fundit.
Sipas tij, ata nuk kanë punuar në zgjedhje dhe kjo ka pasur pasoja.
“Kam dhënë kontribut në zgjedhjet lokale. Është turp i madh si po ma shpërblejnë. Drejtorët janë të LSI-së dhe PD-së, PS nuk është në shina. Nuk kam hequr dorë nga PS, thjesht kritikova qeverinë”, ka thënë Xhemali, i cili më pas ka braktisur mbledhjen.
Ndërkohë që edhe në mbledhjet e zhvilluara më parë, mes kryesisë dhe anëtarësisë ka pasur kritika dhe kundërshtime nga qeverisjes dhe vlerësimin që i është bërë atyre që kanë kontribuuar për këtë parti.












