• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

INTERVISTA/ Si merret nënshtetësia, leja e jashtëzakonshme apo bashkimi familjar në Greqi

admin by admin
24 October, 2015
in Global Image
0
INTERVISTA/ Si merret nënshtetësia, leja e jashtëzakonshme apo bashkimi familjar në Greqi
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Tashmë ka filluar zbatimi i ligjit të ri për emigracionin. Krahas nënshtetësisë për fëmijtë e emigrantëve, ligji i ri përmban dispozita që u vijnë në ndihmë emigrantëve që e kishin humbur statusin e ligjshëm, por madje edhe atyre që nuk kanë pasur kurrë më parë leje qëndrimi. Gjithashtu, gjithë prindërit (nëna dhe baballarë) që kanë lindur fëmijë në Greqi, përfitojnë leje qëndrimi për bashkim familjar, pa qenë nevoja që të kalojnë nga procedurat tepër të vështira, nëpërmjet autoriteteve konsullore greke në Shqipëri.
Tribuna intervistoi zotin Ilias Hronopulos, drejtor i zyrës së shërbimit të shtetasve të huaj Athinë A, dhe u përqendrua në hapat praktikë që duhet të bëjë kushdo që përfiton nga ligji i votuar në muajin korrik.

TRIBUNA: A mund të më thoni në mënyrë telegrafike hapat që duhet të bëjë dikush, i cili dëshiron të marrë nënshtetësinë greke?
“Fillimisht do të duhet që ata, të cilët kishin aplikuar më herët (sipas ligjit Ragusi) dhe aplikimi i tyre ishte pezulluar –duhet të jenë rreth 20.000 vetë-, të shkojnë dhe të shohin dosjen e tyre, nëse ka nevojë të plotësohet me dokumentacionin që kërkon ligji i ri. Të bëjnë atë që quhet “përditësim i aplikimit”; domethënë, që aplikimi i tyre t’u përshtatet kërkesave të ligjit të ri. Sepse ligji i ri ka ndryshime nga ligji i vitit 2010. T’ju sjell dy-tre shembuj:
-Tashmë nuk mund të marrësh nënshtetësinë që me lindjen në Greqi. Do të duhet që fëmija e lindur në Greqi të jetë regjistruar në klasën e parë, pra të jetë të paktën 6 vjeç, dhe njeri nga prindërit, para lindjes së fëmijës të ketë pasur pesë (5) vjet qëndrim të ligjshëm, domethënë 11 vjet. Pra, fillimisht duhet verifikuar nëse plotësohet ky kusht.
-Nëse fëmija ka lindur në intervalin e këtyre pesë vjetëve, do të duhet që prindi të ketë dhjetë (10) vjet qëndrim të ligjshëm në Greqi. Dhe vetëm atëherë fëmija ka të drejtë të bëjë aplikimin.
-Nëse fëmija ka lindur më herët, atëherë do ta marrë nënshtetësinë mbi bazën e shkollimit. Do ta ketë këtë drejtë sapo të përfundojë arsimin 9 vjeçar apo sapo të mbushë 18 vjeç.
Gjithashtu këtë të drejtë e kanë edhe ata që kanë konkurruar për të hyrë në arsimin e lartë dhe kanë përfunduar studimet, ashtu si dhe gjithë ata që plotësojnë gjithë këto kushte, mirëpo janë të rritur, janë të moshës deri 23 vjeç. Këta kanë të drejtë që brenda një afati 3 vjeçar të aplikojnë për marrjen e nënshtetësisë”.

TRIBUNA: Le ta zëmë se unë jam njeri nga ata. Shkoj, paraqes kërkesën në drejtorinë e gjendjes civile dhe nënshtetësisë në periferinë e vendbanimit dhe pres të dalë përgjigjja. Saktë?
“Po. Sigurisht, mirëpo duhet të keni parasysh se të njëjtin problem që kishin ne me mbështetjen logjistike, e kishte edhe shërbimi i nënshtetësisë. Kështu që, ai që do të dorëzojë aplikimin, për fat të keq, nuk do ta marrë nënshtetësinë brenda gjashtë muajve, siç përcakton ligji. Vonesa për korrigjimin e defektit në sistemin kompjuterik presupozon se e njëjta vonesë do të shoqërojë edhe procedurën e shqyrtimit të aplikimit. Mirëpo, i interesuari e ka bërë lëvizjen e parë, aplikimin, paralelisht ka ndryshuar për mirë edhe legjislacioni. Prandaj kjo kohë që mos shkojë e humbur, por njerëzit të informohen dhe të mësojnë me detaje se cilës kategorie i takon secili, çfarë dispozitash zbatohen për të dhe gjithashtu ata mijëra njerëz që kishin aplikuar dhe kërkesa e tyre ishte pezulluar, të shkojnë dhe të shikojnë dosjen e tyre dhe të bëjnë parapërgatitjen e duhur
.

TRIBUNA: Çfarë ndryshimesh sjell ligji i ri në pajisjen me leje për arsye të jashtëzakonshme. Ku qëndron ana pozitive?
“Pozitivja që sjell është se procesi decentralizohet. D.m.th., ai që jeton në Selanik apo kudo qoftë në Greqi, do të duhej më parë të vinte në Pire (në zyrën përkatëse të Ministrisë së brendshme) që të aplikonte. Një gjë e tillë ishte jashtëzakonisht e vështirë. Dhe ndoshta emigranti mbetej pa letra. Gjithashtu, ai që do të aplikojë për arsye të jashtëzakonshme, do të marrë në duar vërtetimin blu, nëse ka dorëzuar gjithë dokumentacionin që kërkohet. Deri tani ata që aplikonin për leje të jashtëzakonshme merrnin një copë letër që nuk u garantonte qëndrimin e ligjshëm në Greqi. Domethënë, në momentin që dilje nga zyra ku kishe bërë aplikimin, mund të të kapte policia e të të dërgonte mbrapa, në atdhe. Kjo nuk do të ndodhë më. Ai që aplikon për leje të jashtëzakonshme është ai që kishte qofte dhe një leje të vetme qëndrimi në dhjetë vitet e fundit, përfshirë dhe shtyrjet e ndryshme të afatit që ishin dhënë; kështu që mund të shkojnë edhe 15 vjet më mbrapa, përfshirë edhe kartat e OAED-it. Natyrisht, këta duhet të vërtetojnë se kanë qenë në Greqi 7 vitet e fundit.
Të gjithë këta mund të aplikojnë dhe aplikimet e tyre avancojnë. Do të shkojë të blejë 50 ensima për librin e shëndetit, do të paguajë taksën (paravolo), do të marrë vërtetimin blu dhe do të futet sërish në sistem.
Gjithashtu, një emigrant që kishte 5 vjet leje qëndrimi në 10 vitet e fundit, ai nuk nevojitet të vërtetojë se ka qenë në Greqi. Automatikisht, me blerjen e ensimave, procedura e tij avancon”.

TRIBUNA: Kemi edhe një kategori tjetër, që nuk pati kurrë leje qëndrimi…
“Ata do të vazhdojnë ta paraqesin në ministri (në Pire) aplikimin e tyre, siç ishte edhe para daljes së ligjit të ri. Më parë, kjo kategori duhej të vërtetonte 10 vjet qëndrim në Greqi që të legalizoheshin. Ky afat tashmë është ulur në 7 vjet. Edhe këta, nëse paraqesin gjithë dokumentacionin e nevojshëm, pajisen me vërtetimin blu”.

TRIBUNA: Një tjetër kategori që gjithashtu përfiton, janë nënat që kanë lindur fëmijë në Greqi…
“Jo vetëm nënat, por mund të përfitojnë edhe baballarët”.

TRIBUNA: Deri tani bashkimi familjar bëhej me një procedurë të stërzgjatur, me marrje vize nga autoritetet konsullore greke, pas miratimit të kërkesës nga periferia. Tashmë, leja për bashkim familjar mund të merret me procedura më të shpejta për familjet që kanë lindur fëmijë në Greqi, apo jo?
“Po. Ishte kjo një procedurë shumë e rëndë dhe e vështirë ajo e bashkimit familjar. Ku duhej që bashkëshorti të bënte kërkesë të re, për të sjellë gruan, burrin apo fëmijët; do të duhej të dëshmonte se dispononte një sasi x të ardhurash – rreth 12.000 euro, kjo procedurë zgjaste shumë muaj, ndërsa kemi edhe raste që bllokohej në konsullata dhe nuk realizohej kurrë.
Kjo zgjidhet tashmë, të paktën në rastet kur familja de facto është krijuar në Greqi, domethënë kanë lindur fëmijë këtu deri në datën që hyri në fuqi ligji i ri, pra më 9 korrik 2015. Është e sigurt se nga kjo mund të përfitojnë shumë emigrantë, duhet të jenë disa mijëra”.

TRIBUNA: Cilat janë hapat që duhet të bëjë kjo kategori?
“Do të duhet të sjellin certifikatën e lindjes së fëmijës, certifikatën familjare, lejen e qëndrimit të bashkëshortit (bashkëshortes) që i ka në ngarkim, dhe kërkesën për siguracion personal që parashikohet. Pas kësaj do të marrë lejen, që fillimisht do të ketë afat dyvjeçar.

Intervistoi: Robert Goro

Previous Post

Proshuta dhe mishi i përpunuar shkaktojnë kancer!

Next Post

HETIMET/ Shqiptari i vrarë njihej me pensionistin, skenat e dy versioneve të vrasjes

admin

admin

Next Post
HETIMET/ Shqiptari i vrarë njihej me pensionistin, skenat e dy versioneve të vrasjes

HETIMET/ Shqiptari i vrarë njihej me pensionistin, skenat e dy versioneve të vrasjes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.