Policia e Sarandës zbuloi sot një ngarkesë me drogë në një taksi që transportonte bidona qumështi. Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, forcat e policisë organizuan punën dhe bënë kapjen në flagrancë të këtij shtetasi i cili po udhëtonte në drejtim të Sarandës, në një automjet tip “Volskëagen-Taxi” me targë DL103A, me drejtues shtetasin: L.K.
Gjatë kontrollit që i’u bë këtij automjeti në vendin e quajtur “Qafa e Muzinës”, Policia ka konstatuar:3 bidona alumini (për mbajtjen e qumështit), brenda të cilave është gjetur një sasi lënde narkotike prej 11.28 kg, të llojit “Cannabis-sattiva”.
Lënda narkotike në formë gjethe dhe boçe, u gjet e mbyllur dhe e siguruar mirë nëpër bidona me qëllim që të mos nuhatej nga pasagjerët e tjerë që udhëtonin në linjën “Gjirokastër-Sarandë”.
Policia po punon për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.












