Asnjëri nga tre liqenet e kryeqytetit nuk ka ujë të pastër. Agjencia Kombëtare e Mjedisit ka monitoruar për herë të parë ujin në liqenin Artificial, liqenin e Kasharit dhe atë të Farkës.
Tashmë është në kompetencën dhe detyrën e bashkisë së Tiranës të marrë masa, për pastrimin e ujërave të liqeneve në territorin e saj. Për Agjencinë Kombëtare të Mjedisit, puna e bashkisë duhet të nisë nga liqeni i Kasharit.
Ekspertët e mjedisit kanë përcaktuar se niveli i oksigjenit në ujërat e liqeneve të kryeqytetit është disa herë nën normat e përcaktuar të Bashkimit Europian.











