• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Dritan Zagani në gazetën zviceriane: Si e zbulova Audin e zi të Saimir Tahirit

admin by admin
1 April, 2017
in Kronika
0
Dritan Zagani në gazetën zviceriane: Si e zbulova Audin e zi të Saimir Tahirit
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-shefi i Antidrogës në Fier, Dritan Zagani, ka përfituar azil politik në Zvicër, pasi u largua nga Shqipëria me pretendimin se i rrezikohej jeta nga bandat e narkotrafikut të lidhuara me strukturat shtetërore. Lajmin e publikon gazeta “Le Temps”, e cila ka realizuar edhe një intervistë me Zaganin, por për ta mbrojtur e identifikon atë me emrin Dermit dhe jo Dritan.

Në rrëfimin e gjatë Zagani tregon peripecitë e gjatë kohës kur tentonte të godiste bandat e trafikut të drogës, por që sabotohej gjithnjë nga eprorët e tij të lidhur me krimin. Në fillim të kësaj jave kryeministri Rama refuzoi të komentonte akuzat e Zaganit gjatë një interviste për gazetën “dialogplus”. Më poshtë janë pjesë intervistës së “Le Temps” me Zaganin.

-“Personi më i kërkuar në Shqipëri merr statusin e azilantit politik në Zvicër. Pas dy vitesh pritje dhe pavarësisht dy kërkesave nga qeveria për ekstradimin e tij”.

-“Ky është fundi i një makthi të gjatë trevjeçar për një refugjatë të pazakontë”.

-“Për të kuptuar historinë e tij, duhet të kthehemi pas në vitin 2013. Ai po monitoronte një trafikant famëkeq, ai fikson targën e një Audi të zi me dritare të errëta. Kur kthehet në stacionin e policisë, ai tronditet kur zbulon emrin e pronarit të makinës: Saimir Tahiri, ministri i Brendshëm i qeverisë shqiptare. Kushërinjtë e tij, vëllezërit Habilaj e përdornin makinën zyrtare si mbulesë për abuzimet e tyre në qarkun e Fierit në jug të vendit”.

-“Kundër këshillës së eprorit të tij, Dermit bën një raport. “Interesat në lojë janë shumë të mëdha, lidhja e trafikantëve me disa ministra të qeverisë Rama është e madhe,” shkruan ai. Dermitin nisin ta përgjojnë. Tre makina e ndjekin nga pas në çdo lëvizje. “Sa herë që përgatisja një operacion, trafikantët paralajmërohëshin një ditë përpara dhe ishte gjithmonë vonë,” thotë ish-polici”.

-“Departamenti i Krimeve të Rënda në Tiranë e akuzon për shpërdorim të detyrës, për bashkëpunim në mënyrë të paligjshme me Italinë dhe me një grup mafioz. Në këtë rast, arrestimi i dy trafikantë dhe konfiskimi i 100 kilogramëve hashash, pengoi një operacion në shkallë më të gjerë. Ai akuzohet edhe se mbante kontakte të rregullta me disa oficerë të Guardia di Financas në Itali. “Kjo është qesharake. Hierarkia ime është e ditur, eprori im mdirekt është i njejtë me mua gjatë këtij operacioni,” thotë ai”.

-“Shtëpia e tij bastiset, policia i kontrollon telefonat dhe kompjuterat. Ai vetë ndalohet në burgun 313 të Tiranës. “Ky është vendi ku dërgohen të gjithë trafikantët e drogës dhe vrasësit. Ngjitur me qelinë time njoha një kosovar, të cilin e kisha arrestuar dhjetë ditë më parë në Fier me 3 kg heroinë. Refuzova të shkoj pasi kisha frikë për sigurinë time”. Gardianët e transferojnë Dermitin në ndarjen e rezervuar për të burgosurit me probleme psikologjike. Ai qëndron atje për gjashtë muaj e tetë ditë”.

-“Për Dermitin, ka edhe më keq se burgu. Familja e tij kërcënohet me vdekje. Duke çuar vajzat në shkollë, gruaja e Dermitit ndalohet nga një makinë e zezë. “I thuaj burrit tënd se ky është fundi i familjes së tij,” i thotë shjoferi. E pushtuar nga paniku, ajo vendos të largohet nga Shqipëria dhe merr strehim bashkë me tre fëmijët tek motra e saj në Milano.

Në korrik të vitit 2015, në mungesë të gjykimit, Dermiti lirohet. Drejtësisë i ka lënë pasaportën. Por ai vendos të largohet. Familja e tij arriti në Bazel në shtator. Por qeveria shqiptare nuk e la me kaq. Në dhjetor të vitit 2015, Interpoli i dërgon një kërkesë Zvicrës për ekstradimin e Dermitit sa më shpejt të jetë e mundur. Kryeministri Edi Rama shfaqet disa herë në ekrane duke sulmuar policin që u bë personi më i kërkuar në Shqipëri”.

-“Më 16 mars 2016 formulohet një tjetër kërkesë. Për shkak se administrata zvicerane po shqyrtonte kërkesën, Dermiti duhet të presë. “Për tre vite kam jetuar si një bimë pa ujë”. Ndërkohë nis të përhapet një tjetër praktikë e denoncuar nga Dermiti, ajo e trafikut të hashashit me avionë nga Shqipëria drejt Italisë. Bashkimi Europian, në veçanti Italia, kanë dyshime për vullnetin e qeverisë shqiptare për t’i dhënë fund trafikimit të hashashit dhe heroinës. Dy pilotë arrestohen nga Guardia di Financa, organi kryesor i luftës kundër trafikut të drogës në Itali, por edhe në “Kolumbinë e Europës”, që tani është Shqipëria”.

-“Kolegët e dikurshëm të Dermitit, disa prej tyre në Guardia di Financa, konfirmojë në kushtet e anonimatit se ai është një profesionist. “Dermit ishte një polic i shkëlqyer. Ne shpesh kemi bashkëpunuar. Por me zbulimet e tij, ai preku në Shqipëri. Ai na vuri Tiranën përballë kontradiktave. Nga njëra anë qeveria thotë se po përpiqet të ndalojë trafikun e drogës, nga ana tjetër i mbyll sytë para saj”.

-“Që nga fillimi i vitit, shërbimi ajror i Guardia di Financas në Bari ka konfiskuar mbi 10 ton hashash nga Shqipëria. Një rritje e madhe, që kundërshton deklaratat e qeverisë socialiste shqiptare për suksesin e politikës së saj ndaj drogës. Qeveria e mëparshme e kishte ndaluar lëvizjen e gomoneve, por qeveria aktuale e riktheu. Zvicra është mjaft e shqetësuar për trafikun e drogave të forta. “Mafia shqiptare është përgjegjëse për pjesën më të madhe të tregtisë së heroinës”, thotë Dermiti.”

-“Dermit thotë se nuk do të ndalet këtu. “Emri im dhe i familjes sime janë përbaltur për dy vjet nga mediat pro-qeveritare. Miqtë e mi nuk guxojnë të thonë atë që dinë, disa më kanë bllokuar në Facebook. Është shumë e vështirë edhe për vajzat e mia, për shumë kohë më kanë etiketuar si kriminel”. Tani, i lirë për të qëndruar në Zvicër, beteja e tij është vetëm fillimi. “Unë nuk do të ndalem derisa të rrëzohet sistemi i korruptuar në vendin tim. Deri në frymën e fundit”.”

-“Pas kërkesave tona, as Sekretariati për Emigrimin dhe as ambasada shqiptare në Zvicër nuk komentuan për vendimin e Zvicrës për t’i dhënë azil një polici shqiptar”.

Previous Post

Reagon Ajsi për videon porno të deklaruar nga Bombaj

Next Post

DETAJET/Dy shqiptarëve iu gjetën gjysëm milionë sterlina drogë në cantë

admin

admin

Next Post
DETAJET/Dy shqiptarëve iu gjetën gjysëm milionë sterlina drogë në cantë

DETAJET/Dy shqiptarëve iu gjetën gjysëm milionë sterlina drogë në cantë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.