“Kosova hodhi sot një hap historik në drejtim të anëtarësimit të saj në Bashkimin Europian. Nënshkrimi i MSA është një arritje madhore e shtetit dhe qytetarëve të Kosovës dhe një investim i sigurt për interesat kombëtare të shqiptarëve kudo ku janë. Urime Kosovë!”, deklaroi kreu i PD-së Lulzim Basha, nëpërmjet një deklarate të shpërndarë për mediat.












