• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Këngëtarja Alida Hisku tregon si sigurimsat dhe prokurorët i përdhunonin në qeli

admin by admin
27 October, 2015
in Opinion
0
Këngëtarja Alida Hisku tregon si sigurimsat dhe prokurorët i përdhunonin në qeli
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një nga këngëtaret më të njohura dhe më të bukura të viteve ’70, Alida Hisku ka rrëfyer në një intervistë për shqiptarja.com anët më të errëta të regjimit i cili e burgosi edhe atë kur ishte 23 vjecare. I jati i saj sekretar partie i Ndërmarrjes Poligrafike në Tiranë nuk e shpëtoi dot dhe ajo pësoi tortura, dhunime të cilat i ak treguar më pas në një libër në Gjermani ku edhe jeton sot bashkë me fëmijet e saj.

E dini që kohët e fundit është hapur një debat për lidhjet e artistëve me Sigurimin e Shtetit. Ju kujtohen situatat sesi infiltroheshin koleget e tua në Sigurimin e Shtetit?

Unë nuk mund të flas sot konkretisht, sepse po ai sigurim që ka qenë atëherë, është edhe sot. Atëherë ishte një sigurim që shfrytëzohej prej pushtetit, sot shfrytëzohet prej lekut. Të njëjtat gjëra bëhen edhe sot. Por sot ndryshe nga e kaluara, shumë gjëra tani kanë dalë sheshit, por pjesa më e madhe e infiltrimit bëhej fshehtas, siç bëhen shumë gjëra fshehtas edhe sot…

Por duhet të them këtë gjë, që këngëtaret që kërkonin karrierë që e që nuk ishin të gjithanshme, ata që nuk ishin të sinqertë në krijimtarinë e tyre si artistë, u nënshtroheshin këtyre lloj rrugëve, duke u bërë vegla të Sigurimit të Shtetit ose të politikanëve. Por unë nuk kisha asnjë ndjesi të tillë, që të intrigohesha në këtë gjë.

Unë besoja tek vetja, punoja fort. Arritjet e mia rrodhën natyrshëm. Këto arritje mbase u vranë sytë atyre që ma bën këtë, që më kallëzuan se çfarë shkruaja në një ditar që e kisha shumë personal. Isha një vajzë e re që sipas kërkesave të kohës, isha këngëtare shumë popullore, isha punëtore, anëtare partie dhe të gjitha këto i kisha arritur në moshën 23 vjeçe. Mbase u vrau sytë gjithë kjo arritje, siç konsiderohej në atë kohë. Ishin tre vetë ata që ma bënë këtë. Kanë qenë nga Vlora, tre artistë që ishin në Shkollën e Partisë.

Mund të na i thuash këto emra?

Jo!

Pse jo?!

I kam falur…

Për artistët që të kallëzuan, je bërë kurioze se çfarë kanë thënë, ke kërkuar në dosjet e Arkivës së Shtetit?

Jo asnjëherë. Futa avokatin këtu te Prokuroria e Tiranës të gjeja dokumentet e burgosjes, por nuk gjeta asgjë, më janë zhdukur. I doja se nuk i mbaj mend të gjitha, ishin në ciklin e torturave gjilpërat që u bënin grave në kaushin e Tiranës.

Si ju bënin gjilpëra, ç’qenë këto gjilpëra?

Po. Po. Të bënin gjilpëra ata. Pastaj unë kalova në krizë nervore. Nuk e mbaj mend çfarë lloj gjilpërash qenë, por mbaj mend shumë tortura që na bënin. Mbaj mend policët, madje edhe prokurorët që kalonin nëpër këmbët e grave. I përdhunonin gratë.

Prokurorët vetë, e tmerrshme

Pse e tmerrshme. Sa vite je gazetare, s’i ke dëgjuar këto

Unë kam dëgjuar e publikuar shumë raste, por ju më thatë përshtypjen se nuk raste, por ishte masive. Të gjitha i përdhunonin?

Po. Unë kam qenë vetë dëshmitare. Madje edhe në internim kur duhet të merrej një leje, nëse ishe e sëmurë për tu vizituar te mjeku në qytet, nuk ta jepnin lejen po të mos përdhunonin.

Jam ende e tronditur. Edhe ti i ke kaluar këto tortura, edhe ty të ka ndodhur?

Askush nuk shpëtonte.

I mban mend ata që përdhunonin?

Si t’i merrje vesh, Të hidhnin një batanije ne kokë dhe…

Aty në kaush?

Po, po, aty në kaush. Mbase mund të them të gjitha të dënuarave dhe të internuarave u ka ndodhur. S’mund të qes emra.Në kaush qëndrova tre muaj. Gjashtë muaj burg mu bënë bashkë me dy muaj në psikiatri. Dhe dy muaj më çuan në një fshat të Lushnjes në internim.

I ke futur përdhunimet e grave në libër?

Kam futur vetëm pjesën time, jo të grave të tjera. Mjafton tregimi nëpërmjet historisë sime personale për të folur në emër të gjitha grave

Po nga këta njerëzit e sigurimit mund të dalë ndonjë emër nga goja jote?

Asnjë. Por u bëjë thirrje të gjithëve atyre që kanë abuzuar në njerëz dhe kanë bërë veprime të tilla të bëjnë spastrimin e vetes së tyre, të dënohen nga vetja e vet. Të mos shkojnë në atë botë me ferrin e tyre në shpirt.

Previous Post

Marrëveshja absurde me “Rapiscan”, skanohet edhe energjia elektrike!

Next Post

Seksi nga prapa në tri versione të reja

admin

admin

Next Post
Seksi nga prapa në tri versione të reja

Seksi nga prapa në tri versione të reja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.