Ish-Sekretarja e Shtetit të SHBA-ve Madeleine Albright, është konfrontuar verbalisht me disa serbë të cilët i kanë ndërprerë promovimin e librit të saj “Dimri i Pragës”.
Serbët e kanë quajtur atë fashiste duke i shprehur urrejtjen për punën që ajo ka bërë në çlirimin e Kosovës dhe bombardimin e Serbisë, shkruan portali “Theatlantic”.
Grupi serb “Miqtë e serbëve në Kosovë” kanë hyrë në bibliotekë dhe kanë nisur të hedhin pamflete dhe parulla në drejtim të ish-Sekretares Amerikane të Shtetit.
Por ashtu siç e njohin të gjithë, ish-Sekretarja e Shtetit nuk ka duruar shumë. Ajo është ngritur më këmbë dhe ka nisur tu bërtas atyre “Dilni jashtë. Dilni jashtë. Ju jeni kriminelë lufte. Serbë neveritës”, ka thënë ajo.
Ish-Sekretarja, këtë mllef e kishte shprehur edhe në vitin 2012, gjatë përurimit të librit të saj në Pragë.












