• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ja kur bie Qeveria, Ervin Salianji zbulon kohën

admin by admin
1 April, 2017
in Tetor_Dhjetor_2015
0
Ja kur bie Qeveria, Ervin Salianji zbulon kohën
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një ndër zyrtarët e lartë të opozitës dhe PD, Ervin Salianji ka deklaruar se qeveria po bie duke saktësuar ndërkohë edhe kohën kur ajo do të shkërmoqet.

Pasi ka analizuar prurjet e cadrës në politikën shqiptare, Salianji thotë me siguri se qeveria pritet të bjerë brenda javës.

Në fakt afërsisht të njëjtën gjë tha edhe kryetari i PD, Lulzim Basha dje teksa deklaroi se kjo është java e fundit e protestës.

Për më shumë detaje rreth kësaj më poshtë vijon komenti i plotë i Salianjit.

“Askush s’mund të mohojë, madje edhe më dyshuesi, që “çadra” është tashme referencë dhe kryefjale e madje edhe metaforë në të gjithë fjalorin politik të gjithë shoqërisë.

Aktualiteti rrotullohet rreth “çadrës”. Do të mjaftonte ky fakt si provë absolute e asaj që ka ngritur dhe ndërtuar qëndresa e opozitës. Por “çadra” e arriti këtë, sepse u mbështet në të vërtetat e mëdha, të cilat opozita ngriti dhe luftoi t’i përmirësonte përgjatë këtyre viteve për të mbrojtur qytetarët dhe duke kryer kështu misionin e vet.

“Çadra” ia arriti sepse në fundament të kësaj qëndrese u vërtetua që anembanë Shqipërisë jetët e qytetarëve dhe mirëqenia e tyre varej nga inkriminimi i institucioneve. Kauza e parë e rëndësishme e opozitës, Dekriminalizimi i institucioneve dhe administratës publike nga personat me precedentë penalë është një kauzë e filluar, e materializuar në ligje dhe betejë e fortë e opozitës në këta katër vjet. Ndonëse duhet cituar jo si fitore, por si vërtetim i realitetit sot në çdo raport ndërkombëtar, në çdo rezolutë, në çdo deklaratë të zyrtarëve të lartë ndërkombëtarë përmendet krimi i ngritur në sistem dhe që ka kapur politikën.

Kapja e politikës është problem thelbësor për pengesat në luftën ndaj krimit të organizuar, për korrupsionin e lartë, për lidhjen e mafies me pushtetit, për mungesën e aksesit të qytetarëve në institucione etj. Fitorja e “çadrës” dhe e opozitës është e qartë, problemi është evident, ligj ka, por s’ka vullnet politik. “Çadra” ia arriti sepse kauza e dytë e opozitës, ngritja e shqetësimit madhor në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar e alarmit për kanabizimin e vendit, për kthimin e Shqipërisë në një logo të drogës, ku trafiku dhe lidhjet e qeverisë me trafikantët e drogës, tashmë provohen nga mediat ndërkombëtare po ashtu.

Është njohur dhe pasqyruar ndërkombëtarisht nga raporti i DASH, i EUROPOL, nga institucionet partnere; sasia e madhe e drogës së kapur çdo ditë, u pranua nga një pjesë e qeverisë dhe para 2 ditësh u pranua dështimi dhe nga vetë qeveria, e cila miratoi një plan për të përfshirë të gjitha institucionet në luftën kundër drogës, me një plan kombëtar. Problemi u pranua, rruga dhe mjeti për ta zgjidhur nuk është prodhimi i disa copave letër, por vullneti politik dhe lidhja e kapja e qeverise nga krimi.

Dështimi dhe mungesa e vullnetit politik për të kapur qoftë edhe një organizatë të mirëfilltë narkotrafiku është evidencë se përse domosdoshmërisht duhet qeveria teknike. “Çadra” ia arriti sepse kauzë e tretë thelbësore e opozitës është zbatimi i kushtetutës së miratuar më 21 korrik dhe vendosja në zbatim e reformës në drejtësi.

Qytetarët kërkojnë reformë të sistemit të drejtësisë, opozita e kërkon më shumë se kushdo reformimin e sistemit të drejtësisë, ndërkombëtarët kërkojnë reformimin e sistemit, por ndonëse me mbulesa farsë atje ku u ka ngecur deri sot është zbatueshmëria?

Mungesa e opozitës në kuvend korri dhe një fitore të paparashikuar nga kushdo, nëse do të ishte pjesë e parlamentit do të luhej me lojëra mediatike e ka kush e ka fajin, dështimi i procesit për përzgjedhjen e kandidatëve për komisionet e vetingut ishte një dështim 100 për qind i maxhorancës në një proces ku nevoja për opozitën ishte zero, vetëm për shkak të kapjes që do t’i bëjë sistemit Rama me njerëz të emëruar prej tij. Po ashtu “çadra” ia arriti sepse ndërkombëtarët tashmë në çdo mesazh të shkruar apo të thënë po shprehen që zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë prioritet dhe shqetësim kryesor, pra kriza për rrezikun e zgjedhjeve të lira njihet ndërkombëtarisht. Pavarësisht se sa diskutime ka për mënyrën e arritjes së këtij objektivi; mendimet për pjesëmarrjen në parlament, sugjerimet e partnerëve për dialog politik; por të gjithë unanimisht pranojnë problemin dhe kërkojnë zgjidhjen.

Para “Çadrës” Rama kishte guximin të mos i pranonte kërkesat e opozitës për ndë- rhyrje dhe përmirësim të kodit zgjedhor dhe për garanci për zgjedhje të lira dhe të ndershme, pas “çadrës” ai shprehet çdo ditë që kërkon dialog dhe përfshirjen e çdo propozimi të opozitës për një reformë elektorale. Ishin këto kërkesat që i shpërfillte me një kamuflazh prepotence. Por në vetë kërkesën e tij për dialog, pyetja shtrohet zgjidhje për çfarë? Për një problem që Rama shprehej që nuk ekziston apo për një problem real?

Fitorja e opozitës dhe e rrugës së zgjedhur prej saj është e qartë. Prandaj qeveria teknike është zgjidhja dhe domosdoshmëria. Katër kauzat e opozitës janë katër fitoret e saj, legjitimimi në publik i drejtësisë së kërkesave të ngritura nga opozita dhe të mbrojtura nga qytetarët nëpërmjet lëvizjes qytetare që kulmon me çadrën janë fitore në disa dimensione, por që në fund i shërbejnë interesit të Shqipërisë.

Fitore në rrafshin ndërkombëtar, të gjithë sot e pranojnë problemin me zgjedhjet, drogën që ka mbuluar Shqipërinë në çdo cep, me kriminalizimin e institucioneve, me dështimin e zbatueshmërisë së reformës në drejtësi. Në 43 ditë kauzat e çadrës kanë triumfuar. Inercia e qeverisjes së kësaj maxhorance nuk mban më shumë se një javë, qeveria teknike do të jetë kauza e pestë e fituar dhe fillimi i zgjidhjes për përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve”.Droni.al

Previous Post

YLLI DYLGJERI/Tmerri që përjetova natën e vdekjes së Enver Hoxhës

Next Post

Xhelal Mziu te Oktapod: Ambicie për Kamzën por edhe për qeverinë qendrore

admin

admin

Next Post
Xhelal Mziu te Oktapod: Ambicie për Kamzën por edhe për qeverinë qendrore

Xhelal Mziu te Oktapod: Ambicie për Kamzën por edhe për qeverinë qendrore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.