Foto nga N. Ademi
Një fëmijë endacak,ka hedhur një granatë dore ditën e sotme në qytetin e Elbasanit, dhe si pasojë është plagosur një 52-vjeçar.

Foto nga N. Ademi
Ngjarja ka ndodhur në lagjen Skenderbej ”Fushe Mbret”. 14 vjeçari e kishte gjetur granatën në një kosh plehrash pasi ai punonte duke mbledhur kanaçe.

Foto nga N. Ademi
Në momentin kur ndodhi plagosja 52-vjeçari ishte në një lokal, ai ka parë fëmijën me granatë në dorë dhe i ka folur atij që ta hedh menjëherë pasi ishte bombe, 14- vjeçari e hodhi menjëherë, ajo plasi dhe për pasoje 52- vjeçari Bujar Hajdari mbetet i plagosur.
Hajdari është dërguar me urgjencë në spitalin e Elbasanit,ku është jasht rrezikut për jetën. Policia ka mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet.











